Kujtesa e përbashkët
Funksionet e mëposhtme të kësaj pajisjeje mund të kenë kujtesë të përbashkët: mesazhimi multimedia (MMS), aplikimi i e-
mail-it, mesazhimi i çastit. Përdorimi i njërit ose i disave prej këtyre funksioneve, mund të reduktojë kujtesën që disponohet
për funksionet që mbeten. Nëse pajisja juaj shfaq një mesazh që kujtesa është plot, fshini një pjesë të informacionit të ruajtur
në kujtesën e përbashkët.
Menaxhimi dixhital i të drejtave
Pronarët e përmbajtjes mund të përdorin lloje të ndryshme teknologjish të menaxhimit dixhital të të drejtave (DRM) për të
mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje shfrytëzon lloje të ndryshme
programesh DRM, për të hyrë te përmbajtjet e mbrojtura me DRM. Me këtë pajisje ju mund të hyni në përmbajtjen e mbrojtur
me WMDRM 10, OMA DRM 1.0, OMA DRM 1.0 bllokim i parakohshëm dhe OMA DRM 2.0. Nëse disa programe DRM nuk arrijnë ta
mbrojnë përmbajtjen, pronarët e përmbajtjes mund të kërkojnë që të shfuqizohet një aftësi e tillë e programit DRM, për të hyrë
në një përmbajtje të re të mbrojtur me DRM. Shfuqizimi mund të parandalojë përtëritjen e përmbajtjes së mbrojtur me DRM që
është tashmë në pajisjen tuaj. Shfuqizimi i programeve të tilla DRM, nuk ndikon në përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me
lloje të tjera DRM-je ose në përdorimin e përmbajtjes që nuk mbrohet me DRM.