
Shikimi i drejtimit për në destinacionin tuaj
Nëse jeni në terren jashtë rruge ose nuk i kini hartat e zonës të shkarkuara në pajisjen
tuaj, ju mund të shihni drejtimin për në destinacionin tuaj.
Zgjidhni
Meny
>
Hartat
.
1 Zgjidhni
Më drejto për te
.
2 Për të vendosur destinacionin tuaj, zgjidhni opsionin përkatës.
3 Zgjidhni vendndodhjen e dëshiruar.
Vija e drejtë tregon itinerarin më të drejtë dhe distancën më të shkurtër për në
destinacionin tuaj. Itinerari i injoron pengesat në rrugë, si ndërtesat dhe pengesat
natyrale ose ndryshimet e lartësisë.
Për t'u ndihmuar që të identifikoni se ku jeni dhe për të mbajtur drejtimin e duhur, pikat
e kuqe tregojnë itinerarin që ju keni ecur në këmbë ose me makinë.
Ueb ose Internet
Ju mund të hyni në shërbime të ndryshme interneti me shfletuesin e telefonit tuaj.
Pamja e faqeve të uebit mund të ndryshojë në varësi të madhësisë së ekranit. Ju mund
të mos jeni në gjendje t'i shihni të gjitha detajet në faqet e uebit.
Në varësi të telefonit tuaj, funksioni i shfletimit në ueb mund të shfaqet si Ueb ose
Internet në meny, këtej e tutje i referuar si Ueb.
I rëndësishëm: Përdorni vetëm shërbime që besoni dhe që ofrojnë mbrojtje dhe siguri
të mjaftueshme kundrejt programeve të dëmshme.
Për disponueshmërinë e këtyre shërbimeve, çmimin dhe udhëzimet kontaktoni ofruesin
tuaj të shërbimeve.
Ju mund t'i merrni cilësimet e konfigurimit të kërkuara për shfletimin si një mesazh
konfigurimi nga ofruesi juaj i shërbimit.
Lidhuni me një shërbim në ueb
Zgjidhni
Meny
>
Web
>
Faqja kryesore
. Ose në modalitetin e pritjes mbani të shtypur
0.
Pasi të kryeni një lidhje me shërbimin, ju mund të filloni të shfletoni faqet e tij. Funksioni
i butonave të telefonit mund të ndryshojë në shërbime të ndryshme. Ndiqni udhëzimet
me tekst në ekranin e telefonit. Për më tepër informacion, kontaktoni me furnizuesin
tuaj të shërbimit.