
Rreth metodave të pozicionimit
Hartat e shfaqin vendndodhjen tuaj në hartë duke përdorur GPS ose A-GPS.
Sistemi Global i Pozicionimit (GPS) është një sistem navigimi i bazuar në satelitë që
përdoret për llogaritjen e vendndodhjes tuaj. Assisted GPS (A-GPS) është një shërbim
rrjeti që përdor informacionin e rrjetit lokal për të përmirësuar shpejtësinë dhe
saktësinë e pozicionimit me GPS.
Shkarkimi i të dhënave të A-GPS përfshin transferim të dhënash përmes rrjetit të ofruesit
tuaj të shërbimit. Kur jeni me roaming, domethënë, jashtë rrjetit të ofruesit tuaj të
shërbimit, tarifat e transferimit të të dhënave mund të jenë më të larta sesa të
zakonshmet. Si rrjedhim, normalisht, A-GPS nuk përdoret kur jeni me roaming, por kjo
Hartat 27

do të thotë që llogaritja e vendndodhjes tuaj mund të kërkojë më shumë kohë sesa kur
përdorni A-GPS.
Për të lejuar përdorimin e A-GPS kur jeni me roaming, zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Lidhje
>
GPS
>
GPS me Internet
. Për informacion rreth tarifave të transferimit të të
dhënave, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Sistemi Botëror i Pozicionimit (GPS) përdoret nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, e cila
është përgjegjëse vetëm për saktësinë dhe mirëmbajtjen e tij. Saktësia e të dhënave të
vendndodhjes, mund të ndikohet nga riparimet në satelitet GPS të kryera nga qeveria
e SHBA-së dhe i nënshtrohet ndryshimeve të politikës civile të GPS-së të Departamentit
të Mbrojtjes të SHBA-së dhe Planit të Radionavigimit Federal. Saktësia mund të ndikohet
dhe nga gjeometria e keqe e satelitit. Cilësia dhe disponueshmëria e sinjaleve GPS mund
të ndikohen nga vendndodhja juaj, ndërtesat, pengesat natyrore dhe nga kushtet e
motit. Sinjalet GPS mund të mos disponohen brenda ndërtesave ose nën tokë dhe mund
të dobësohen nga materiale të tilla si betoni dhe metali.
GPS-ja nuk duhet të përdoret për matje ekzakte të vendodhjes dhe ju asnjëherë nuk
duhet të mbështeteni vetëm në të dhënat për vendndodhjen që merren nga marrësi
GPS dhe nga rrjetet celulare të radiove për pozicionimin ose lundrimin.
Matësi i kilometrazhit ka saktësi të kufizuar dhe mund të ndodhin gabime
rrumbullakimi. Saktësia mund të ndikohet gjithashtu nga disponueshmëria dhe cilësia
e sinjaleve GPS.