
Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë
Heqja pa rrezik. Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të
hiqni baterinë.
Karta SIM dhe kontaktet e saj, mund të dëmtohen lehtësisht nga gërvishtjet ose
përkuljet, kështu që kujdes kur e mbani, e futni ose e hiqni kartën.
1 Shtyjeni poshtë kapakun e pasmë dhe hiqeni (1).
2 Hiqeni baterinë (2).
3 Vendosni kartën SIM. Sigurohuni që zona e sipërfaqes së kontaktit është e kthyer
përmbys dhe se cepi i prerë pjerrët i kartës SIM është i kthyer nga fundi i pajisjes
(3,4,5).
4 Rivendoseni baterinë dhe kapakun e pasmë (6, 7).